Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tajvani shënon vdekjen e parë nga koronavirusi brenda tetë muajve

Qeveria tajvaneze ka bërë të ditur se në këtë ishull është shënuar vdekja e parë nga COVID-19 brenda tetë muajve të fundit.

Sipas Qeverisë, një gruar 80 vjeçare me gjendje shëndetësore të dobët ka vdekur pasi ishte infektuar me koronavirus, raporton Reuters.

Kjo është vdekja e parë që nga muaji maj i vitit të kaluar që është shënuar në këtë shtet.

Vdekja e gruas së moshuar e cila kishte probleme me diabet dhe veshka e ka quar në vetëm tetë numrin e të vdekurve në Tajvan që nga fillimi i pandemisë.

Rastet me koronavirus në Tajvan janë shumë të ulëta në krahasim me shumë shtete të tjera në botë, me vetëm 78 persona të cilët aktualisht po trajtohen nëpër spitale.