Tajlanda po planifikon që t’i japë fund nevojës për karantinim të udhëtarëve që janë të vaksinuar plotësisht.
Kjo do të bëhet të paktën për turistët që vijnë nga 10 shtete me rrezik të ulët, duke filluar nga 1 nëntori.
Kryeministri Prayuth Chan-ocha ka deklaruar se ky vendim ndonëse do të ketë rreziqet e veta, është marrë për të ringritur sektorin e turizmit, i cili është gati në kolaps si pasojë e pandemisë me COVID-19.
Ndërkohë, 10 shtetet të cilat sipas Tajlandës po shihen me rrezikshmëri më të ulët, janë Kina, Gjermania, Britania e Madhe e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Prayuth ka thënë po ashtu se Tajlanda do të lejojë edhe ngjarjet argëtuese duke filluar nga 1 dhjetori.
Sipas tij, nga 1 dhjetori, hapja e vendit do të bëhet edhe për disa shtete të tjera.
-
Tajlanda do të rihapet nga 1 nëntori për vizitorët e vaksinuar
-
Tajlanda rihapet për turistët e vaksinuar nga mbi 60 shtete
-
Tajlanda shtrëngon rregullat e vizave për turistët
-
Nga 1 dhjetori kosovarët mund të udhëtojnë në Tajvan pa viza
-
Tajlanda do ta rikriminalizojë kanabisin dy vjet pasi e legalizoi për përdorim rekreativ