Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Superhëna ndriçon qiellin në gusht

Superhëna e parë nga dy që pritet të ndodhin në muajin gusht është shfaqur në qiell të martën mbrëma. Superhëna cilësohet hëna e plotë që është më afër Tokës sesa normalisht.

Kjo mundëson që hëna të jetë më e ndritshme dhe më e madhe në qiell. Superhëna e ardhshme do të shfaqet në qiellin e qyteteve të botës më 30 gusht. Pamjet e kësaj superhëne janë kapur më së miri nga qielli i Rios në Brazil dhe në Hong-Kong.

Për shkak se do të jetë hëna e dytë e plotë, ajo e 30 gushtit quhet hëna e kaltër. Shumë fotografë nëpër botë kanë thënë se kanë privilegjin që të shkrepin fotografi të këtij spektakli të hënës. Pamje të superhënës janë shkrepur edhe nga kryeqyteti kilian Santiago. Superhëna është ngritur mbi vargmalin e Andeve në shtetin latin.

Artikuj të ngjashëm