Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmuesi në Paris vrau të ëmën dhe të motrën, IS-i merr përgjegjësinë

13:30 - Policia franceze tha se një burrë theri për vdekje dy persona dhe plagosi një të tretë në një qytezë në perëndim të Parisit, para se të qëllohej e të vritej nga policia.

Pak pas njoftimit për sulmin në qytezën Trappes, grupi militant Shteti Islamik e mori përsipër përgjegjësinë nëpërmjet një njoftimi në agjencinë e tij të lajmeve Amaq.

Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb, tha se personi që vrau të ëmën dhe të motrën, kishte "probleme të rënda psikiatrike".

Ai tha se sulmi nuk po trajtohet si akt terrorist, pavarësisht pretendimit të grupit Shteti Islamik.

Ministri Collomb tha se personi i plagosur që është po ashtu një grua, nuk ishte anëtar i familjes së sulmuesit.


Dy të vdekur në Paris pas një sulmi me thikë

Edhe Grupi Shteti Islamik merr përsipër sulmin në Marsejë Botë Grupi Shteti Islamik merr përsipër sulmin në Marsejë

Dy persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi me thikë në një rrugë të Parisit.

Sulmi u krye në kohën kur policia ishte në ndjekje të sulmuesit. Zyrtarët policorë e qëlluan për vdekje edhe sulmuesin, pasi ai i kërcënoi me vrasje, transmeton KTV.

Incidenti tragjik ndodhi në Trappes, afër Versailles. Në vitet e fundit, Franca ka qenë dëshmitare e shumë sulmeve terroriste, të cilat lanë qindra të vdekur.