Grupi militant Shteti Islamik, mori përsipër përgjegjësinë për sulmin e së dielës në Marsejë ku u vranë dy gra nga një person që i theri me thikë ato para se të qëllohej e të vritej nga policia.
Personi që vrau të dyja gratë, ishte arrestuar dhe më pas lënë i lirë dy ditë në parë, transmeton Zëri i Amerikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet franceze thanë se i dyshuari, më identitet të shumëfishtë, ishte ndaluar nga policia në Lion më 29 shtator nën dyshimin për vjedhje, por ishte lënë i lirë në mungesë të dëshmive.
Personi i tha se brohoriti “Allahu Akbar,” (Zoti është i madh) derisa theri më thikë dy gratë në stacionin qendror të trenit në Marsejë, para se të qëllohej dhe të vritej nga ushtarët. Sulmuesi dhe viktimat nuk janë identifikuar.
Prokurorët francez hapën hetimet “kundër terroriste”, por ende nuk e kanë shpallur sulmin si terrorist.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, shkroi në twitter se është “thellësisht i zemëruar” me sulmin “barbar”, ndërsa përgëzoi reagimin e shpejtë dhe gjakftohtë të ushtarëve.
Franca është në gjendje të jashtëzakonshme që nga nëntori i vitit 2015 kur ekstremistët islamik sulmuan një sallë koncertesh dhe disa restorante në Paris.
Ka pasur edhe disa sulme terroriste në Francë që nga atëherë, përfshirë dhe sulmin në Nicë në qershor të vitit 2016 kur 86 veta u vranë kur një kamion goditi këmbësorët që po kremtonin ditën e Bastijës.