Burri që akuzohet për therjen e shkrimtarit Salman Rushdie, ka thënë se ai e respekton Ayatollah Ruhollah Khomeinin, por se nuk mund të thoshte nëse u inspirua nga urdhri i lëshuar nga ish-lideri iranian, shkroi NYP të mërkurën.
Hadi Matar tha se ai kishte lexuar “vetëm disa faqe” të librit të Rushdies “Vargjet Satanike” dhe se një paralajmërim që ishte bërë për vizitën e autorit në Institutin Chautauqua i kishte dhënë idenë atij që të shkonte aty.
Rushdie duhej të jepte një ligjëratë atje kur 24-vjeçari vrapoi në skenë dhe e theri.
Rushdie ka jetuar i kërcënuar me jetë që prej publikimit të “Vargjet Satanike” më 1988 që nxiti Khomeinin të nxirrte urdhër për vrasjen e tij.
“E respektoj Ayatollahun. Mendoj se është person i mrekullueshëm”, tha Matari.
“Nuk më pëlqen shumë”, shtoi ai për Rushdien.
-
“Vargjet Satanike” hyjnë sërish në top-listat e shitjeve pas sulmit kundër Rushdies
-
25 vjet burgim personit që e theri me thikë shkrimtarin Salman Rushdie
-
Personi që theri Salman Rushdien shpallet fajtor nga gjykata
-
Salman Rushdie përballet me sulmuesin e tij
-
“Vargjet satanike” sërish në libraritë e Indisë pas ndalesës 36-vjeçare