"Vargjet Satanike" të autorit Salman Rushdie kryesoi disa lista të librave më të shitur në Amazon të martën, disa ditë pasi ai pësoi lëndime të rënda pasi e goditën me thikë në New York.
Rushdie është përballur me më shumë se 30 vjet kërcënime me vdekje dhe një shpërblim prej 3 milionë dollarësh për kokën e tij për librin "Vargjet Satanike". Ish-udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ruhollah Khomeini, lëshoi një urdhër duke bërë thirrje për vdekjen e Rushdies pas botimit të librit me 1988, të cilën disa lexues e konsideruan blasfemues për përshkrimin e Islamit, raportoi CNBC.
"Vargjet Satanike" pas sulmit me thikë të Rushdies u ngjit në krye të disa listave të librave më të shitur në Amazon të hënën dhe të martën.
Libri u rendit si numri 1 më i shitur në listën e satirës letrare të Amazonit dhe në listën e Letërsisë Bashkëkohore Britanike dhe Irlandeze. Versioni spanjoll i romanit gjithashtu kryesoi si më të shitur. Këto janë në kontrast me të Premten e kaluar, kur librat e Rushdies nuk u renditën as në 100-shen e parë, sipas arkivave të faqes së Amazonit për Salman Rushdien.
Titulli po ashtu mori vendin e 27 në listën e përgjithshme të më të shiturave të Amazonit të martën, ku gjithashtu javën e kaluar nuk arrinte as 100-shen.
-
“Vargjet satanike” sërish në libraritë e Indisë pas ndalesës 36-vjeçare
-
Veprat e Rushdies si luftë për sulmet ndaj fjalës së lirë
-
Sulmuesi i Rushdies thotë se e admiron Ayatollah Khomeinin
-
Salman Rushdie në ventilator dhe i paaftë për të folur, thotë agjenti i tij
-
Shkrimtari me nam botëror në betejë për jetën