Tetë persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar të hënën stërnipin e zonjës së parë të Francës, Brigitte Macron, pas një fjalimi televiziv të presidentit francez, Emmanuel Macron, raportoi të martën BBC-ja.
Jean-Baptiste Trogneux u rrah nga protestuesit antiqeveritar në qytetin verior të Amiens. Ai është goditur në kokë, krahë dhe këmbë, ndërsa aktualisht po merr trajtim mjekësor.
Presidenti Emmanuel Macron e ka quajtur sulmin të papranueshëm, duke shtuar se dhuna nuk ka vend në demokraci.
Jean-Baptiste Trogneux u sulmua jashtë dyqanit të çokollatës në Amiens, i cili është biznes i familjes. Familja e Brigitte Macronit ka drejtuar dyqanin e çokollatës Jean Trogneux në Amiens për gjashtë breza.
Biznesi i familjes Trogneux, i cili ka dyqane në të gjithë Francën veriore, ka qenë vazhdimisht në shënjestër të protestuesve që kur Macroni është në detyrë.
-
Shpallen fajtorë 10 persona për ngacmim online ndaj Zonjës së Parë franceze, Brigitte Macron
-
Dhjetë persona do të dalin para gjyqit për thashethemet se Brigitte Macron është burrë
-
Bëhet viral momenti kur Macroni goditet me dorë nga Zonja e Parë franceze
-
Trumpi tall Macronin dhe bashkëshorten e tij: Gruaja e trajton shumë keq
-
Brigitte Macron i quan “idiote të ndyra” aktivistet feministe