Një raketë apo bombë ka goditur një anije mallrash nga Banglladeshi në portin ukrainas Olvia, duke shkaktuar vdekjen e një personi, raporton agjencia Reuters.
Ka nisur operacioni për të shpëtuar anëtarëat tjerë të ekuipazhit.
“Anija është sulmuar dhe një inxhinier është vrarë’, ka thënë Pijus Dutta, drejtor ekzekutiv i Bangladesh Shipping Corp. “Nuk është e qartë nëse ishte bombë apo raketë apo nga cila anë është hedhur.
Anija Banglar Samriddhi kishte mbetur e ngujuar në portin Olvia në Detin e Zi, pasi nisi pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt.
Nga Ministria e Jashtme e Bangladeshit ishte konfirmuar se është sulmuar anija sot.
Artikuj të ngjashëm