Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një anije mallrash sulmohet me dron në Indi

Një anije mallrash u godit nga një dron në brigjet e shtetit perëndimor indian të Gujaratit të shtunën, shkruan BBC.

Anija që përmbante produkte kimike me flamur të Liberisë ishte e lidhur me Izraelin, sipas kompanisë së sigurisë detare Ambrey, dhe po shkonte nga Arabia Saudite në Indi.

Sulmi shkaktoi zjarr në bordin e anijes, që u shua, por asnjë nga rreth 20 anëtarët e ekuipazhit nuk u dëmtua.

Ka pasur një sërë sulmesh me dronë dhe raketa mbi anijet në Detin e Kuq nga rebelët Houthi të mbështetur nga Irani.

Grupi, i cili kontrollon pjesën më të madhe të Jemenit, ka kryer më shumë se 100 sulme me dronë dhe raketa në 10 anije, sipas zyrtarëve amerikanë. Pretendohet se Houthi po i “hakmerret” Izraelit për luftën në Gaza.

Artikuj të ngjashëm