Me dhjetëra banka libaneze janë djegur dhe vandalizuar në këtë shtet, gjatë natës së dytë të protestave, të nxitura për shkak mllefit që shkaktoi rënia e madhe e valutës kombëtare.
Me qindra demonstrues iu rrekën rrugëve të qyteteve më të mëdha të Libanit, raportojnë mediet ndërkombëtare.
Protestat më të mëdha dhe më të dhunshme ndodhën në qytetin verior të Tripolit në Liban, pasi që protestuesi Fouaz al-Semaan vdiq të martën nga plagët e marra gjatë protestave të një nate më parë, transmeton KOHA.
Motra e 26-vjeçarit, Fatima, ka thënë se atë e kishte vrarë ushtria libaneze.
Ushtria shprehi “keqardhje” për vrasjen, pa marrë përgjegjësi në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe duke thënë se e kanë nisur një hulumtim.
“Human Rights Watch”, organizatë për të drejtat e njeriut, tha se përgjigja e vrazhdët e ushtrisë të martën kishte ndezur tensionet edhe më shumë, duke bërë thirrje për hulumtim transparent rreth vdekjes së tij.
Edhe
Izraeli vazhdon sulmet në Liban, pavarësisht marrëveshjes së paqes
Protestuesit janë të mllefosur për shkak rënies së vazhdueshme dhe të shpejte të paundit libanez, vlera e së cilës ka rënë më shumë se 50 për qind në gjashtë muajt e fundit.
Njerëzit sulmuan bankat gjatë demonstratave, për shkak se kontrollet e ashpra të kapitalit kanë ndaluar tërheqjen e valutave të huaja, duke kufizuar edhe tërheqjen e valutës vendase.