Presidenti finlandez Sauli Niinisto ka thënë se dyshohet se dikush dëmtoi qëllimisht tubacionin e gazit nënujor dhe kabllon e komunikimit që lidh Finlandën dhe Estoninë, të dyja anëtare të NATO-s.
“Ka të ngjarë që dëmtimi si në tubacionin e gazit ashtu edhe në kabllon e komunikimit të jetë rezultat i aktivitetit të jashtëm. Shkaku i dëmit nuk është ende i qartë dhe hetimi është duke vazhduar”, ka shkruar Niinisto në X.
Mediat lokale kanë cituar burime të ndryshmes se dyshohej për sabotim rus, ndërsa ekspertët rajonalë të sigurisë thanë se një anije kërkimore ruse ishte parë së fundmi pranë tubacionit.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ushtarake transatlantike është e gatshme të ndajë informacione rreth shkatërrimit të infrastrukturës nënujore finlandeze dhe estoneze dhe të mbështesë aleatët e saj.
E përditshmja finlandeze Iltalehti raportoi se tubacioni ishte dëmtuar rëndë dhe pritej të ishte jashtë funksionit për disa muaj. Garda Kufitare Finlandeze dhe Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes po hetojnë incidentin.
Edhe
Arma e fshehtë e Putinit që e zuri Perëndimin të papërgatitur
Dëmtimi i gazsjellësit ka ndikuar menjëherë në rritjen e çmimit të naftës në vende të ndryshme.
-
Letonia po heton dëmtimin e një kablloje nënujore në kufi me Suedinë
-
Gjermania dyshon për sabotim pasi u prenë dy kabllo nënujore në Detin Baltik
-
Pas gazsjellësit, dëmtohet një kabllo telekomunikimi mes Suedisë e Estonisë
-
Ngritet çmimi i gazit pas “sulmit” në gazsjellësin që lidh dy shtetet e NATO-s