Presidentja sllovake, Zuzana Caputova ka thënë të mërkurën se sulmi me armë ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico ishte "gjithashtu një sulm ndaj demokracisë".
"Jam e tronditur, të gjithë jemi të tronditur nga sulmi i tmerrshëm dhe i egër ndaj kryeministrit Robert Fico. Ajo që ka ndodhur është diçka që ne nuk mund ta kuptojmë. Sulmi fizik ndaj kryeministrit është së pari, mbi të gjitha, një sulm ndaj një personi, por është gjithashtu një sulm ndaj demokracisë”, ka deklaruar ajo.
Fico u plagos nga të shtënat me armë zjarri të mërkurën dhe u dërgua në spital.
Incidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, sipas stacionit televiziv të lajmeve TA3.
Caputova e ka konfirmuar se është arrestuar një i dyshuar.
Ngjarja ka ndodhur para Shtëpisë së Kulturës, ku Fico kishte ardhur për të takuar mbështetësit.
-
21 vjet burgim për burrin që plagosi rëndë kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico
-
Katër muaj pasi u plagos rëndë, kryeministri sllovak merr zarf me një plumb
-
Fico thotë se u sulmua për shkak të pikëpamjeve të tij për Ukrainën
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën
-
Gjendja e Ficos është ende serioze, thonë zyrtarë të Qeverisë sllovake