Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmet izraelite vrasin 13 civilë në Rafah

Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë 13 persona gjatë të enjtes në Rafah në Rripin e Gazës, disa orë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë kushtet e armëpushimit të Hamasit dhe u zotua të zgjerojë ofensivën në qytetin jugor të Gazës, ka raportuar Associated Press.

Netanyahu ka thënë se ishin duke u zhvilluar përgatitjet për të zgjeruar ofensivën në Rafah, ku u zhvendosën qindra mijëra njerëz nga zona të tjera dhe janë të grumbulluar nëpër tenda dhe strehimore të tejmbushura të drejtuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Më shumë se gjysma e popullsisë së rripit ka ikur në Rafah, në kufirin e mbyllur me Egjiptin, i cili është gjithashtu pika kryesore e hyrjes së ndihmave humanitare. Egjipti ka paralajmëruar se çdo operacion tokësor atje ose zhvendosje masive përtej kufirit do të dëmtonte traktatin e paqes të katër dekadave me Izraelin.

Në vendngjarjen ku ndodhi një prej goditjeve, banorët kanë përdorur dritën e celularit ndërsa gërmonin nëpër rrënoja me sëpata. Jashtë spitalit ku u sollën kufomat e goditjes së fundit, të afërmit qanin teksa u jepnin lamtumirën e fundit të dashurve të tyre.

“Do të doja që të mund t'i mblidhnim trupat e tyre në vend të copave”, ka thënë Mohammed Abu Habibi, fqinj që ishte dëshmitar i goditjes.

Edhe Dhjetëra gra e fëmijë të vrarë nga sulmet izraelite në Rafah Botë Dhjetëra gra e fëmijë të vrarë nga sulmet izraelite në Rafah

“Ndihesha e pafuqishme,” ka thënë Warda Abu Warda. “Ku të shkojmë pas Rafahut? Në det?” ka pyetur ajo.

Në mesin e 13 personave të vrarë ishin dy gra dhe pesë fëmijë, sipas Spitalit Kuvajtian.