Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dhjetëra gra e fëmijë të vrarë nga sulmet izraelite në Rafah

Të paktën 25 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë nga sulmet e reja në Rafah të shtunën, duke rritur frikën tek palestinezët për një pushtim në terren.

Sipas medias palestineze, Wafa, Rafah u godit mëngjesin e së shtunës nga sulmet ajrore dhe granatimet izraelite.

Ekziston një alarm ndërkombëtar në rritje mbi Rafah, shtëpia e më shumë se një milion njerëzve, pasi Izraeli tha se së shpejti do të hynte në qytet si pjesë e fushatës së tij tokësore kundër Hamasit.

Mirëpo Hamasi ka paralajmëruar të shtunën se mund të ketë “dhjetëra mijëra” të vdekur dhe të plagosur, nëse ushtria izraelite e pushton Rafah.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka bërë të ditur disa ditë më parë se ai kishte urdhëruar trupat të përgatiteshin për të hyrë në qytet, i mbushur me palestinezë të zhvendosur.

Ndërkaq, të shtunën ai tha se operacioni i Forcave Izraelite të Mbrojtjes në Rafah duhet të përmbyllet deri në fillim të Muajit të Ramazanit, më 10 Mars.

Edhe Të paktën 22 persona të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në Rafah Botë Të paktën 22 persona të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në Rafah

Njoftimi shkaktoi shqetësim te qeveritë e huaja, përfshirë SHBA-në dhe agjencitë e ndihmës që po përballen me një krizë humanitare në rritje në Gaza si rezultat i luftës.

Netanyahu ka urdhëruar zyrtarët ushtarakë që të hartojnë plane për “evakuimin” e Rafahut krahas “shkatërrimit” të luftëtarëve të Hamasit në qytet.

OKB-ja thotë se rreth gjysma e 2.4 milionë njerëzve të Gazës tani janë strehuar në qytet, me shumë që flenë jashtë në tenda dhe strehimore të improvizuara dhe shqetësime në rritje për mungesën e ushqimit, ujit dhe kanalizimeve.