Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar të enjten në mëngjes se 99 palestinezë u vranë gjatë natës në Rripin e Gazës.
Izraeli kreu sulme të reja ajrore në Rafah në jug të Gazës natën ndërmjet të mërkurës dhe të enjtes, raportoi France Press, në një kohë kur në Kajro nisin bisedimet për armëpushim.
Një i dërguar i posaçëm i SHBA-së pritet të mbërrijë sot në Izrael në një përpjekje për të rifilluar bisedimet që kanë ngecur.
Sipas të dhënave të OKB-së, shumica dërrmuese e popullsisë në Gaza është në rrezik nga uria. Komuniteti ndërkombëtar është veçanërisht i shqetësuar për fatin e rreth 1.5 milionë palestinezëve që u strehuan në Rafah, në kufirin me Egjiptin, nga konflikti në zona të tjera të Gazës.
Rafah është bastioni i fundit i Hamasit, sipas kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, dhe pavarësisht kundërshtimit ndërkombëtar, planifikon të nisë ofensivë tokësore atje.
Edhe
Të paktën 14 të vdekur nga sulmet izraelite në Gazë
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se SHBA-ja dëshiron që marrëveshja për armëpushim të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Në agjendën e bisedimeve është faza e parë e planit të përgatitur nga ndërmjetësit, Katari, SHBA-ja dhe Egjipti, dhe parashikon armëpushim gjashtëjavor me shkëmbimin e pengjeve për të burgosurit palestinezë të mbajtur nga Izraeli dhe hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.