Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulme terroriste u planifikuan të bëheshin në Francë gjatë festave të fundvitit

Dy burra të moshës 23-vjeçare janë akuzuar për terrorizëm më 8 dhjetor në Francë. Pas arrestimit të tyre u zbulua se kishin planifikuar të kryenin sulme me thika në hapësira publike gjatë kohës së festave të fundvitit.

Shërbimi inteligjent në Francë, arrestoi dy burrat kah fundi i nëntorit në dy zona të ndryshme në periferi të Parisit. Shërbimi inteligjent pranoi informata për planifikim të sulmeve të mundshme, tha një burim i afërt me rastin, raporton AFP.

Të dytë, u akuzuan për terrorizëm më 3 dhjetor dhe mbetën në paraburgim, tha burimi duke konfirmuar kështu raportimet e para të publikuara në gazetën, Le Parisien.

Plani i dy të arrestuarve ishte të sulmonin njerëz në qendra tregtare por edhe rrugë.

Burimi i informuar për rastin tha se dy burrat madje diskutuan se ku do të duhej të “vdisnin si martirë”, duke shtuar se plani ishte i inspiruar nga xhihadistët.

Edhe Gjermania arreston pesë të dyshuar për planifikim të një sulmi në treg Krishtlindjesh Botë Gjermania arreston pesë të dyshuar për planifikim të një sulmi në treg Krishtlindjesh

Dyshja, sipas burimit, u njoh në rrjetet sociale e më pas u takua edhe fizikisht.

Në Francë ndodhën shumë sulme terroriste që nga viti 2015, me ç’rast qindra njerëz vdiqën e vendi u detyrua të rrisë nivelin e sigurisë në më të lartin./ rel