Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulme masive të Rusisë në të gjithë Ukrainën, pesë të vdekur

Të paktën pesë persona humbën jetën pasi Rusia lëshoi breshëri raketash mbi gjithë territorin e Ukrainës, duke sulmuar infrastrukturën energjetike të vendit, më 9 mars.

Katër persona u vranë në rajonin e Lviv pasi një raketë goditi një zonë të banimit, tha guvernatori i qytetit, Maksym Kozytskyi. Një tjetër person u vra dhe dy të tjerë u plagosën në sulme të shumta në rajonin e Dnipropetrovsk.

Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan për orë të tëra në të gjithë vendin, përfshi kryeqytetin e Kievit, ku edhe ndodhën shpërthime në dy zona perëndimore. Sistemet e mbrojtjes u aktivizuan në të gjithë vendin dhe nuk ishte e qartë se sa raketa goditën objektivat.

Në Ukrainën lindore, 15 raketa goditën Harkivin dhe rajonin periferik verilindor, duke goditur ndërtesat e banimit.

Guvernatori i rajonit jugor të Odesës, Maksym Marchenko, gjithashtu raportoi për sulme mbi objektet e energjisë dhe ndërtesat e banimit në këtë qytet.

Edhe Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës Botë 6 d. më parë Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës

Termocentrali bërthamor i Zaporizhjas, i cili është i pushtuar nga forcat ruse, ka humbur energjinë si rezultat i sulmeve me raketa, sipas operatorit shtetëror bërthamor, Energoatom.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko i cilësoi sulmet si "një tjetër sulm masiv barbar në infrastrukturën energjetike të Ukrainës", duke thënë se objektet në rajonet e Kievit, Mykolaivit, Harkivit, Zaporizhjas, Odesës, Dnipropetrovskut dhe Zhytomirit ishin shënjestruar.

Hekurudhat e Ukrainës raportuan ndërprerje të energjisë në zona të caktuara, me 15 trena të vonuar deri në një orë.

Autoritetet në kryeqytet thanë se 40% e banorëve të Kievit ishin pa ngrohje për shkak të ndërprerjeve emergjente të energjisë.

Rusia ka goditur Ukrainën me sulme masive raketore që nga tetori i vitit të kaluar.

Edhe Të paktën 10 të vrarë nga sulmet e reja ruse në Kiev Botë 2 j. më parë Të paktën 10 të vrarë nga sulmet e reja ruse në Kiev

Fillimisht, breshëritë me raketa që kishin për cak infrastrukturën energjetike të vendit u zhvilluan çdo javë, duke zhytur qytete të tëra në errësirë, por u rralluan me kalimin e kohës, me komentuesit që spekulonin se Moska mund të jetë duke kursyer municione.

Sulmi i fundit masiv, para këtij të datës 9 mars, u zhvillua më 16 shkurt. /REL