Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulme masive gjatë natës mbi Kiev, dronët iranianë u futën nga drejtime të ndryshme

Kievi është goditur nga sulme me dron rusë të enjten duke lënë të vdekur një person e të tjerë që janë lënduar. Shpërthimet u dëgjuan përreth kryeqytetit të Ukrainës në natën e tretë radhazi të sulmeve.

“Sonte, një sulm masiv me dronë iranianë ndodhi”, ka thënë administrata ushtarake e Kievit.

Dronët Shahed të Iranit “kanë hyrë në kryeqytet nga drejtime të ndryshme” thuhet në deklaratën e saj, duke shtuar se disa nga to janë rrëzuar në hapësirën ajrore të qytetit.

Mbetjet e dronëve ranë në të paktën pesë distrikte, ku një grua dhe një burrë u hospitalizuan për shkak të lëndimeve nga to, raportoi Guardian.

Sipas autoriteteve ukrainase, forcat e mbrojtjes rrëzuan të paktën 20 dronë rusë.