Struktura kritike e infrastrukturës u dëmtua në një sulm me dron rus në Kiev të hënën, sipas një komandanti ushtarak ukrainas.
Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha në Telegram se forcat ukrainase rrëzuan 18 nga 23 dronët sulmues Shahed të prodhuar nga Irani, të nisur nga Rusia në kryeqytet të hënën.
Autoritetet më herët thanë se mbrojtja ajrore ukrainase kishte rrëzuar nëntë dronë rusë në Kiev.
Popko shtoi se dy rrethe të kryeqytetit morën pjesën më të madhe të dëmit. Një rrugë në lagjen Solomyanskyi u dëmtua dhe fragmente të një droni u ulën në një ndërtesë banimi të lartë në lagjen Shevchenkivskyi.
Dy persona u plagosën në sulmet, të cilat vijnë pasi disa qytete në Ukrainë, përfshirë Kievin, u goditën nga sulmet me raketa ruse të premten, që i dhanë një goditje të madhe infrastrukturës civile të vendit, duke lënë shumë njerëz pa dritë, energji apo ngrohje.
-
Ukraina thotë se Rusia sulmoi infrastrukturën e saj kritike me 19 dronë
-
Ukraina rrëzon 30 dronë rusë në 11 rajone
-
Ukraina: Rusia nisi sulmin më të madh me dronë në Kiev që nga fillimi i luftës
-
Sulme masive gjatë natës mbi Kiev, dronët iranianë u futën nga drejtime të ndryshme
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev