Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia e sulmon Ukrainën me raketat iraniane

Rusia sulmoi Ukrainën gjatë natës me 16 dronë të prodhuar nga Irani - me shtatë prej tyre të synuar në kryeqytetin, Kiev, kanë thënë zyrtarët ukrainas.

Të gjithë dronët u shkatërruan, sipas ushtrisë së Kievit.

Një ditë më parë, të enjten, një valë raketash ruse u gjuajt drejt qyteteve në të gjithë vendin, raportoi BBC.

Rusia thotë se ka goditur objektivat energjetike dhe ushtarake për të dobësuar kapacitetin e Ukrainës për të lëvizur rezervat e ushtrisë dhe për të riparuar pajisjet.

Pesë nga dronët u rrëzuan në ajër, tha Vitali Klitschko, kryetari i qytetit.

Askush nuk u lëndua në Kiev, por dritaret në dy ndërtesa u dëmtuan, shtoi Klitschko.

Edhe Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës Botë Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës

Forcat e armatosura të Ukrainës thanë se vendi ishte goditur nga më shumë se 180 sulme të llojeve të ndryshme në 24 orët e fundit – kryesisht në infrastrukturën energjetike, sipas presidentit Volodymyr Zelensky.

Besohet se Rusia ka përdorur dronët Shahed-136 të prodhuar nga Irani në konfliktin në Ukrainë që nga mesi i shtatorit. Irani e ka mohuar këtë.