Shërbimet emergjente kanë punuar për shuarjen e zjarrit në një ndërtesë banimi që ishte cak i sulmeve me dron në kryeqytetin ukrainas, Kievin. Ushtria ukrainase ka bërë të ditur se ka rrëzuar dronët që kishin cak Kievin në valën e bombardimeve që ka nisur Rusia në muajin maj, shkruan AP.
Administrata ushtarake në Kiev ka njoftuar se kryeqyteti është sulmuar me dronët iranianë Shahed. Autoritetet ukrainase kanë lokalizuar zjarrin në ndërtesë dhe nuk kanë raportuar për të vdekur.
Ndërkaq, presidenti Volodymyr Zelenskyy ka arritur në Japoni për Samitin e G-7. Ai ka nisur një tjetër turne nëpër botë me qëllim që të sigurojë armatim dhe fonde për Ukrainën. Të premten ka qenë në Arabinë Saudite, ndërkaq një ditë më vonë ka shkuar në Hiroshima të Japonisë.
Ai ka thënë se kishte dëshirë të madhe që të merrte pjesë fizikisht në këtë samit. Liderët e shtatë demokracive më të fuqishme të botës kanë nisur takimin për të gjetur forma të reja të ndëshkimit të Rusisë për pushtimin 15-mujor të Ukrainës.
-
Sulme masive gjatë natës mbi Kiev, dronët iranianë u futën nga drejtime të ndryshme
-
Rusia vazhdon të përdorë dronët iranianë në Ukrainë
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev
-
Rusia godet Kievin me sulme masive në kohë negociatash
-
Polonia aktivizon avionët luftarakë, Rusia godet Kievin para bisedimeve për paqe SHBA–Ukrainë