Të paktën 15 persona u vranë e 20 të tjerë gjenden nën rrënoja, pas sulmeve me raketa nga forcat ruse mbi një bllok apartamentesh në qytetin lindor të Ukrainës, Chasiv Yar.
Siç raporton BBC-ja të dielë, pesë persona u nxorën nga rrënojat para se të vdisnin.
Njëra anë e ndërtesës pesëkatëshe u shkatërrua tërësisht, e tjetra mbeti e përgjysmuar, tha guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko, duke theksuar se po punojnë në tërheqjen e trupave që mbetën nën rrënoja.
“Ne vrapuam në bodrum, ishin tri gjuajtje, e para diku ndodhi në kuzhinë. E dyta, as që më kujtohet. Ra një shpërthim, vrapuam drejt hyrjes së dytë dhe pastaj drejt bodrumit. Ne u ulëm atje gjatë natës deri në mëngjes”, deklaroi Lyudmila, një e mbijetuar e sulmit rus.
Të shtunën, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat e saj e shkatërruan një lokacion në Chasiv Yar ku po ruheshin avionët amerikanë M777.
Chasiv Yari, qytet me rreth 12 mijë banorë, gjendet në afërsi të qytetit Kramatorsk, në rajonin e Donetskut.