Grupi militant islamik Al-Shabab ka thënë se ka marrë nën kontroll një hotel në afërsi të qendrës së kryeqendrës së Somalisë, Mogadishu, raporton BBC.
Policia ka thënë se sulmuesit kanë detonuar dy eksplozivë në afërsi të hotelit, para se të futeshin brenda hotelit dhe të shtinin me armë.
Në një deklaratë, grupi islamik ka thënë se ka marrë nën kontroll kompleksin dhe po “qëllon te të gjithë”.
Hoteli “Hayat” është një vend i popullarizuar për punonjësit lokalë qeveritarë që të takohen.
Nëntë persona janë lënduar dhe janë larguar nga hoteli, ka thënë kreu i Shërbimit të Ambulancës së Mogadishut, Abdikadir Abdirahman, raporton agjencia Reuters.
“Dy bomba në vetura kanë shënjestruar Hotelin Hayat. Njëra goditi barrierën afër hotelit dhe tjetra portat e hotelit. Ne besojmë se janë futur brenda hotelit”, ka thënë një zyrtar policor.