Një hotel në kryeqendër të Somalisë, Mogadishu, ku qëndrojnë zyrtarët qeveritarë, ka qenë cak i një sulmi, raporton BBC.
Menjëherë pasi nisi sulmi në “Villa Rose”, ministri i Ambientit, Adam Aw Hirsi, tregoi se i mbijetoi sulmit.
Sipas disa raportimeve, ende të pa konfirmuara, ministri i Brendshëm i sigurisë, Mohamed Ahmed, është lënduar në sulm.
Militantët e Al-Shabab kanë marrë përgjegjësinë për sulmin. Grupi islamik ka qenë aktiv në Somali për më tepër se 15 vjet.
Villa Rose, ku ndodhi sulmi, është afër Pallatit Presidencial në Mogadishu.
Edhe
Shkon në 20 numri i të vdekurve në sulmin në një hotel në Somali
Sulmuesit kanë qenë të armatosur me eksplozivë dhe armë.
Nuk është bërë e ditur nëse ka viktima.