Së paku 19 persona janë vrarë kur persona të armatosur të martën kanë hapur zjarr në një kishë katolike në Nigeri.
Në mesin e 19 personave të vrarë, dy ishin priftërinj, raporton CNN.
Gjatë sulmit, raportohet se janë djegur rreth 50 shtëpi dhe është shkatërruar një hapësirë e gjerë rreth kishës.