Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vriten së paku 14 persona në një kishë në Burkina Faso

Së paku 14 njerëz janë vrarë pasi një person i armatosur hapi zjarr brenda një kishe në Burkina Faso.

Viktimat po merrnin pjesë në një meshë në kishën në Hantoukoura, në pjesën lindore të vendit.

Identiteti i sulmuesit nuk dihet dhe motivet ende janë të paqarta.

Qindra njerëz janë vrarë në këtë vend gjatë viteve të kaluara, shumica prej tyre nga sulmet e xhihadistëve, duke përshkallëzuar tensionet etnike dhe fetare, kryesisht në rajonin në kufi me Malin.

Në sulmin e së dielës, sipas një deklarate të qeverisë rajonale, krahas viktimave, ka pasur edhe shumë persona të plagosur.

Edhe Sulm në një kishë në Burkina Faso, gjashtë të vrarë Botë Sulm në një kishë në Burkina Faso, gjashtë të vrarë

Një burim i organeve të sigurisë i tha agjencisë AFP se persona të armatosur e kanë kryer sulmin “duke vrarë besimtarët, përfshirë priftin e kishës dhe fëmijë”.

Numri i sulmeve të militantëve islamikë është rritur në Burkina Faso që nga viti 2015, duke detyruar mbylljen e mijëra shkollave./rel