Ka shkuar në 50 numri i të vrarëve në një kishë katolike në jugperëndim të Nigerisë, pas një sulmi të armatosur që u krye të dielën, raporton Reuters të hënën.
Autoritetet njoftuan se në mesin e të vrarëve ka gra e fëmijë, derisa të lënduar mbetën disa të tjerë.
Guvernatori i rajonit, Oluwarotimi Akeredolu, deklaroi se krimi i kryer është një masakër masive “që nuk duhet lejuar të ndodhë përsëri”.
Ende nuk janë bërë të qarta motivet e sulmit.
Për sulmin, Papa Françesku, shprehu keqardhje, duke thënë se krimi mbi ta u krye kur ata po luteshin.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 50 të vrarë nga një sulm i armatosur në Nigeri
-
Sulm i armatosur në kishën e Nigerisë, disa të vdekur
-
Papa Leoni kërkon lirimin e menjëhershëm të të rrëmbyerve në një shkollë në Nigeri
-
Mbi 300 nxënës dhe 12 mësimdhënës rrëmbehen në sulmin në një shkollë në Nigeri
-
Trumpi urdhëron Pentagonin të përgatitet për sulm të mundshëm ndaj Nigerisë