Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm i armatosur në kishën e Nigerisë, disa të vdekur

Persona të armatosur kanë vrarë besimtarë në një kishë në Ondo, në jugperëndim të Nigerisë, ka thënë presidenti Muhammadu Buhari.

Ai shtoi se “vetëm djajtë nga rajoni i poshtëm”, mund ta kishin bërë këtë.

Burrat e armatosur hynë në kishën katolike të Shën Françeskut në qytetin Owo gjatë një shërbese të së dielës. Ata qëlluan në kongregacion dhe më pas rrëmbyen një prift si dhe disa vizitorë të tjerë të kishës, thanë dëshmitarët, shkruan BBC.

Nigeria ka përjetuar një rritje të dhunës në muajt e fundit.

Rrëmbime dhe sulme janë raportuar në të gjithë vendin.

Persona të armatosur kanë vrarë besimtarë në një kishë në Ondo, në jugperëndim të Nigerisë, ka thënë presidenti Muhammadu Buhari.

Asnjë shifër për numrin e të vrarëve ose të rrëmbyerve me dhunë gjatë së dielës nuk është konfirmuar.

Edhe Të paktën 50 të vrarë nga një sulm i armatosur në Nigeri Botë Të paktën 50 të vrarë nga një sulm i armatosur në Nigeri

Një mjek në një spital lokal, i cituar nga Reuters tha se ”disa besimtarë u sollën të vdekur”.

Pasi vizitoi kishën dhe spitalin, ligjvënësi shtetëror Ogunmolasuyi Oluwole i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se mes të vdekurve ishin edhe fëmijë.

Në një seri postimesh në Twitter, Guvernatori i shtetit Ondo, Rotimi Akeredolu e quajti atë një “sulm të poshtër dhe satanik" ndaj njerëzve të pafajshëm. Ai bëri apel për qetësi duke u bërë thirrje njerëzve që të mos e marrin ligjin në duart e tyre.