Një person i armatosur me thikë ka sulmuar disa persona mëngjesin e së premtes në vendin ku më parë ndodheshin zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo”, e cila 5 vjet më për ishte objekt i një sulmi terrorist.
Mediat lokale franceze raportojnë se janë plagosur 4 persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. Arsyet e këtij sulmi janë ende të panjohura ndërkohë që efektivë të shumtë kanë nisur një operacion të gjerë për gjetjen e autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia me anë të një postimi në Twitter i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonës.
Së fundmi një tjetër kërcënim është bërë nga Al Kaeda ndaj gazetës “Charlie Hebdo”, pasi kjo e fundit vendosi të ripublikojë karikaturat e profetit Muhamed.