Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm me predhë, si u shkatërrua tanku rus në pak sekonda

Forcat ukrainase publikuan momentin kur shkatërruan një tank rus në mes të një fushe, në rajonin e Zaporizhzhias.

Në pamjet e Operativno_ZSU, që u bënë të ditura në Twitter, shihet tanku rus që nga distanca u godit me një predhë, e brenda sekondave u shndërrua në flakë dhe tym të zi. Ai më pas po digjej i tëri, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse brenda tij pati ushtarë.

Djegien e tankeve, Ukraina e ka dëshmuar edhe në filmime të tjera. Shkatërrimi i artilerisë po bëhet nëpërmjet kundërofensivës ushtarake që ka nisur javë më parë.

Ukraina i ka çliruar edhe disa fshatra dhe lokalitete, derisa në raportet e luftës thuhet se çdo 24 orë po vriten mbi 200 ushtarë rusë.

Të dhënat nuk janë konfirmuar nga autoritetet perëndimore.