Një sulm vetëvrasës me bombë në Kampala të Ugandës kanë lënë të paktën tre të vdekur e mbi 30 të plagosur, kanë njoftuar autoritetet.
Siç raportojnë mediat e huaja, tre sulmues me motoçikleta hodhën veten në erë në afërsi të Parlamentit dhe selisë së policisë në qytet. Numri i viktimave mund të rritet, derisa gjendja aktualisht është e tensionuar.
Zyrtarët e shtetit akuzën Forcat Demokratike Aleate për sulmin e bërë.
“Kërcënimet për bombë janë ende aktive, veçanërisht nga sulmuesit vetëvrasës”, tha zëdhënësi i policisë, Fred Enanga.
“Ne besojmë se ka akoma më shumë anëtarë të këtyre celulave terroriste vendase, veçanërisht skuadrës për bomba vetëvrasëse që është krijuar nga ADF”.