Dy persona kanë vdekur pas një shpërthimi me bombë në Afganistan të shtunën. Autoritetet njoftojnë se në mesin e viktimave është një fëmijë, derisa të lënduar kanë mbetur të paktën katër persona të tjera.
Bombat shpërthyen në lindje të vendit, derisa një automjet i grupit taleban po kalonte, shkruajnë mediat e huaja.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin e afërt derisa ende askush s’ka marrë përgjegjësinë e sulmit.
Sulmet me bombë janë shpeshtuar në Afganistan që kur forcat talebane rimorën pushtetin.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 14 të vrarë nga një sulm i armatosur në Afganistan
-
Shpërthen një bombë në një rrugë të Kabulit, dy të vdekur
-
Shpërthime në një shkollë djemsh në Kabul, raportohet për shumë viktima
-
Shpërthim me bombë në një xhami në Afganistan, të paktën 40 të vdekur
-
Vriten dy talebanë, askush nuk e merr përgjegjësinë për sulmet me bomba