Dy shpërthime kanë shkaktuar një numër viktimash në një shkollë të djemve në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, ka bërë të ditur policia lokale të martën.
Shpërthimet janë raportuar në shkollën e mesme “Abdul Rahim Shahid”, ne perëndim të Kabulit, njofton BBC-ja.
Sulmet kanë ndodhur në kohën kur nxënësit po largoheshin nga klasat, ka thënë një dëshmitar në vendin e ngjarjes.
Numri i të vdekurve dhe të plagosurve është ende i paqartë, derisa askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.
Burime nga spitali Muhammad Ali Jinnah në Kabul i kanë thënë BBC-së, se deri tani i kanë pranuar katër trupa të vdekur dhe 19 të lënduar si pasojë e sulmit.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën gjashtë të vrarë nga shpërthimi i një minibusi në Kabul
-
Të paktën 19 të vdekur nga një sulm vetëvrasës në një qendër arsimore në Kabul
-
Katër të vdekur pas një shpërthimi afër një xhamie në Afganistan
-
21 të vdekur nga shpërthimi në një xhami në Kabul
-
Shpërthim në një xhami në Kabul, raportohet për shumë viktima