Të paktën 35 persona kanë mbetur të vdekur, e mbi 60 tjerë të plagosur, nga një sulm kimik në një qytet veri-perëndimor në Siri.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, ka raportuar se sulmi mbi Khan Sheikhoun nga Qeveria siriane, apo nga avionët rusë, ka shkaktuar vdekjen e një numri të madh të njerëzve, transmeton Koha.net.
Qeveria siriane ka mohuar vazhdimisht përdorimin e armëve kimike, megjithatë në një hulumtim nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, ka rezultuar se forcat qeveritare kanë përdorur klor në vend të armëve tre herë në mes viteve 2014-2015.
Observatori sirian ka treguar se simptomat e të prekurve nga ky sulm ishin me të vjella, të fikët dhe shkumë nga goja.
Viktimat janë kryesisht civilë dhe janë të përfshirë të paktën nëntë fëmijë.
-
Kombet e Bashkuara konstatojnë përdorimin e gazit vdekjeprurës në Siri
-
Sarin ose substancë e ngjashme u përdor në sulmin kimik në Siri
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi kimik në Siri
-
Hip në 72 numri i viktimave nga sulmi kimik në Siri, gjysma fëmijë e gra
-
Të paktën 36 të vdekur nga një sulm izraelit në Siri