Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm ajror në hekurudhën e rajonit të Donetskut, bllokohen tre trena evakuimi

Hekurudha në Donetsk, Ukrainë, sulm ajror, Pril 2022

Një sulm ajror në një hekurudhë afër stacionit Barvinkove në Donetsk ka bllokuar tre trena të evakuimit të enjten.

Mijëra udhëtarë që është menduar të evakuohen me trena janë vendosur në stacion, ka njoftuar media ukrainase “Hrmodske”, raportoi “The Guardian”.

Kjo është e vetmja dalje hekurudhore e kontrolluar nga Ukraina në pjesën veriore të rajonit të Donetskut.

“Rusia kreu një sulm ajror në hekurudhën afër stacionit Barvinkove, të Donetskut. Tre trena evakuimi mbetën të bllokuar, udhëtarët u vendosën në stacion. Kjo është e vetmja rrugë evakuimi e kontrolluar nga Ukraina në këtë zonë”, ka bërë të ditur “Hrmodske”.

Për bllokimin e këtyre trenave është deklaruar edhe deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko, e cila ka thënë se civilët e pafajshëm po futen në kurth.

“Sulmi ajror i Rusisë shkatërroi hekurudhat e Slovianskut dhe Kramatorskut. Tre trena evakuimi janë bllokuar. Pse të futim në kurth njerëz të pafajshëm?”, ka thënë Vasylenko.