Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Suedia vendos mbrojtje të re antiraketore

Ushtria suedeze njoftoi sot se ka vendosur një sistem të ri të mbrojtjes antiajrore në ishullin Gotland, që ndodhet në detin Baltik, në kontekstin e tensioneve të larta me Rusinë.

“Falë pozicionit të tij gjeografik, ishulli ofron avantazhe ushtarake thelbësore për sa i përket mbrojtjes dhe kontrollit të lundrimit detar, kontrollit ajror në detin Baltik dhe mundësisë për të vendosur njësitë ushtarake dhe sisteme armësh”, shpjegon në një komunikatë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë suedeze, gjenerali Micael Byden.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sistemi i mbrojtjes antiajrore i vendosur në këtë ishull, “BAMSE SRSAM”, është zhvilluar nga kompania suedeze e aeronautikës “Saab” në fillim të viteve 2000.