Suedia të martën ka mohuar se po i ofron “ndihmë financiare ose mbështetje ushtarake” grupeve kurde në Siri – pretendime të cilat Turqia po i përdorë për ta mbështetur kundërshtimin ndaj aplikimit të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, raportoi AP.
Turqia po thotë se shtetet nordike kanë ofruar ndihmë për Partinë Punëtore kurde (PKK), dhe grupe të tjera të cilat Turqia i quan terroriste.
“Suedia është donator i madh humanitar më krizat në Siri përmes alokimeve globale për akterët e humanitarë”, ka thënë ministrja e Jashtme, Ann Linde.
Ajo tha se bashkëpunimi në Siri bëhet përmes organizatave ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara.
“Suedia nuk ofron mbështetje për kurdët e Sirisë apo për struktura politike e ushtarake, por njerëzit në këto zona sigurisht se marrin pjesë në projektet humanitare”.
Edhe
Suedia kërkon ta bindë Turqinë për anëtarësimin në NATO
Turqia po kërkon që Suedia të ndërpresë mbështetjen politike për terrorizmin, eliminimin e burimeve të financimit të terrorizmit dhe ndërprerjen e mbështetjes me armë për PKK-në dhe grupin kurdë të lidhur me të.
Turqia ka kërkuar ekstradimin e militantëve kurdë dhe të dyshuarve të tjerë që nga viti 2017.