Suedia aktualisht po përjeton një krizë politike. Parlamenti i vendit do të votojë të hënën për mocionin e mosbesimit kundër kryeministrit social-demokrat, Stefan Lofven.
Katër parti kanë arritur mazhorancën për këtë propozim, të cilin kryeministri e cilësoi të papërgjegjshëm. Deputetët në parlament u shprehën se ishin përpjekur ta shkarkonin që në momentin që mori postin, por vetëm sot e majta vendosi të mbështesë një votë totale mosbesimi.
Panorama politike suedeze është thellësisht e përçarë: koalicioni i minorancës ka nevojë për mbështetjen e së majtës dhe të dy partive të vogla të së djathtës për të qeverisur.
Arsyeja kryesore e përplasjes mes qeverisë dhe ish-aleatëve është çmimi i qirave për apartamentet e reja, apo të ndërtuar së fundmi.
-
Lofveni prezanton qeverinë e tij të tretë në Suedi
-
Kristersson mandatohet për formimin e qeverisë suedeze
-
Kryeministri suedez jep dorëheqje pas humbjes së votëbesimit
-
Shkarkimi i kryeministrit e zhyt Suedinë në paqartësi politike
-
Loefven bëhet kryeministri i parë në Suedi që rrëzohet me mocion votësbesimi