Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Loefven bëhet kryeministri i parë në Suedi që rrëzohet me mocion votësbesimi

Kryeministri socialdemokrat i Suedisë, Stefan Lofven, ka humbur të hënën mocionin e votëbesimit, duke u bërë lideri i parë i Qeverisë që ka humbur ndonjëherë një votë të tillë.

Votimi ishte iniciuar të martën nga partia e vogël Majtiste, një aleate kjo e Qeverisë së pakicës. Nuk dihet aktualisht se çfarë do të ndodhë më pas në Suedi. Lofven ka thënë gjatë së enjten se do ta presë rezultatin e votimit dhe mandej “të mendojë se cila është mundësia më e mirë për vendin”.

Kryeministri ka theksuar po ashtu se i ka përpara vetes dy opsione: t’i thërrasë zgjedhjet e parakohshme ose ta marrë drejtimin e një Qeverie në ushtrim të detyrës. Një Qeveri e re – apo ushtruese e detyrës – do të kishte mandat vetëm deri në zgjedhjet e përgjithshme të caktuara për shtatorin e ardhshëm. Është ky rasti i parë që një kryeministër suedez është shkarkuar ndonjëherë nëpërmjet mocionit të votëbesimit, të iniciuar nga një parti opozitare.

Arsyeja e rrëzimit ishte pasi që nuk ka ndërmarrë asgjë në zbritjen e qirave në Suedi, që ishte kërkesë e majtistëve kur u futën në koalicion.

“Ajo që po bëjmë sot, nuk po e bëjmë me lehtësi. Kemi bërë çdo gjë të mundur për të zgjidhur situatën. Por asnjë tjetër nuk donte të kontribuonte në zgjidhjen”, ka thënë lideri i të majtës, Nooshi Dadgostar.

Përkundër se masat antiCOVID janë ende në fuqi në Suedi, të 349 parlamentarët u ftuan të votojnë dhe ata ishin duke mbajtur masa.

Edhe Kryeministri suedez jep dorëheqje pas humbjes së votëbesimit Botë Kryeministri suedez jep dorëheqje pas humbjes së votëbesimit

Në total 181 votuan për mocionin e mosbesimit, duke kaluar shumicën e nevojshme prej 175.

Loefven është kritikuar se nuk i është adresuar problemeve të mëdha si krimit, papunësisë dhe integrimit. Ai ishte kryeministër nga viti 2014.