Një student është vrarë tek Universiteti i Khartoum pasi u godit nga një plumb mes përleshjeve të vazhdueshme në kryeqytetin e Sudanit.
Në një postim në Facebook është thënë se trupi është varrosur në kampusin e universitetit pasi që nuk ishte e mundur të sigurohej një kalim i sigurt i trupit jashtë tij,
Sudani është goditur nga dhuna që prej tensioneve mes ushtrisë dhe një force famëkeqe paraushtarake, raportoi BBC.
Dhjetëra studentë kanë mbetur të bllokuar.
“E varrosëm mikun tonë pasi morëm leje nga familja e tij dhe universiteti”, ka thënë një student.
Edhe
Tensione në Britani, protestuesit përleshen me policinë për vdekjen e një studenti pas arrestimit
Ushtria dhe grupi paraushtarak pretendojnë që të dyja të kontrollojnë zona kyçe në Khartoum.
Në një video janë parë studentët që po flenë në dyshemenë e librarisë së universitetit.