Botë

Stuhia dimërore ngujon qytetarët e New Yorkut nëpër vetura

Të paktën 28 ​​njerëz kanë vdekur në shtetin perëndimor të New Yorkut, shumica e tyre në Buffalo, pasi një stuhi dimërore e rëndë vazhdon ta godasë Amerikën e Veriut.

Një zyrtar shtetëror tha se disa njerëz janë bllokuar në vetura për më shumë se dy ditë gjatë asaj që ishte "ndoshta" stuhia më e keqe e jetës së tyre, raportoi BBC-ja.

Deri të martën pritet të ketë deri në 23 cm të tjera borë në pjesë të shtetit, paralajmërojnë meteorologët.

Stuhia që shtrihet nga Kanadaja në kufirin me Meksikën ka vrarë deri tani 56 persona.

Presidenti amerikan, Joe Biden, miratoi një deklaratë emergjente që lejon mbështetjen federale për shtetin e New Yorkut.

“Zemra ime është me ata që humbën të dashurit këtë fundjavë festive”, shkroi ai në Twitter.