Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtatë të vdekur nga moti i ftohtë të dielën në Buffalo

Një stuhi vdekjeprurëse goditi Buffalon në Nju Jork, në ditën e Krishtlindjes, duke bllokuar njerëzit në makinat e tyre, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe duke rritur numrin e të vdekurve nga një sistem stuhie të forta dimërore që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara.

28 persona kanë vdekur deri më tani në incidente të lidhura me motin në gjithë vendin, sipas një raporti të NBC News.

Ekzekutivi i qarkut Erie Mark Poloncarz tha se numri i të vdekurve nga stuhia ishte rritur nga tre në shtatë gjatë natës në rajonin e Buffalos në perëndim të Nju Jorkut, ku bora të dielën solli akumulimin total në gati 1.2 metra.

Disa nga katër të vdekurit e raportuar të dielën në mëngjes u gjetën në vetura dhe disa në brigjet e borës, tha Poloncarz, duke shtuar se numri i të vdekurve mund të rritet ende.

“Kjo nuk është Krishtlindja që asnjëri prej nesh e shpresonte dhe as e priste, por përpiquni t’i kaloni Krishtilindjet sa më të gëzuara sot”, tha Poloncarz në Twitter të dielën. “Ngushëllimet e mia më të thella për familjet që kanë humbur të dashurit”.

Christina Klaffka, një 39-vjeëare, banore e North Buffalos, shikoi erën duke fryrë nga shtëpia e fqinjit të saj dhe dëgjoi dritaret e saj që tundeshin nga “erërat e ngjashme me uraganin”. Ajo humbi energjinë së bashku me të gjithë lagjen e saj të shtunën në mbrëmje dhe ishte ende pa energji elektrike të dielën në mëngjes.

Edhe Stuhia dimërore ngujon qytetarët e New Yorkut nëpër vetura Botë Stuhia dimërore ngujon qytetarët e New Yorkut nëpër vetura

“Televizori im vazhdonte të dridhej ndërsa po përpiqesha të shikoja ndeshjen e Buffalo Bills dhe Chicago Bears. Kam humbur energjinë menjëherë pas tremujorit të tretë”, tha ajo.

Veturat u bllokuan nga rrëshqitjet e dëborës prej 5 metrash në lagjen e saj, tha Klaffka, me më shumë borë që ende parashikohet për të dielën mbrëma.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul u tha gazetarëve të dielën se ajo kishte qenë në kontakt me Shtëpinë e Bardhë dhe se administrata Biden do të mbështeste kërkesën e shtetit për një deklaratë federale të fatkeqësisë.