Zyrtarët në New York thonë se policia shtetërore dhe ushtarake janë dërguar për t’i penguar njerëzit që të ngasin makinat në Buffalon e mbërthyer nga bora.
Ekzekutivi i Qarkut Erie ka njoftuar se policia është duke u pozicionuar në hyrje të qytetit dhe në kryqëzimet kryesore për ta zbatuar ndalimin e drejtimit.
Zyrtarët thonë se më shumë se 30 njerëz vdiqën në rajon.
Shërbimet e urgjencës në zonën e Buffalo kanë bërë të ditur se ekuipazhet po i vëzhgojnë vazhdimisht ndryshimet e motit në ditët kur do të bëhet më ngrohtë gjatë javës, gjë që mund të sjellë kërcënim për përmbytje teksa bora shkrihet.