E ulur mes tre carrokësh i ushqente herë njërin e herë tjetrin me lugët e plastikës nga pjatat e veçanta, të vendosura në radhë para secilit. Dy prej tyre qanin, derisa ajo ia ofronte të tretit lugën e mbushur me përshesh perimesh.
“Nënë” e thërrasin vogëlushët dy a trevjeçarë gruan trupmadhe që e ulur në dysheme i ushqen me radhë. Por ajo nuk është nëna e tyre. Nëna biologjike i ka braktisur ata me të lindur, shkruan Koha Ditore.
Tani ata jetojnë me “nënën” e cila kujdeset 24 orë për ta në kompensim të një page modeste mujore. Ka plot “nëna” të tilla në jetimoren “Mogra Children’s Home”, që është vetëm njëra nga shumë strehimoret për fëmijët e braktisur në Najrobi, kryeqytetin prej rreth 6 milionë banorësh të Kenias.
Qeveria keniane nuk e ndan asnjë cent për strehimoret. Përkujdesja dhe shpenzimet për fëmijët varen kryekëput nga donacionet, të cilat në masë të madhe jepen nga të huajt.
Për të hyrë në jetimore duhet leje e veçantë dhe duhen kaluar dy palë dyer të hekurta. Sapo të hysh brenda takon grupe fëmijësh të moshave më të vogla, kryesisht parashkollorë. Ata të moshës shkollore shkojnë në shkollën që është ndërtuar nga donatorët enkas për fëmijët e braktisur. Kurse foshnjat dhe fëmijët deri në katër vjet i kanë kujdestaret e tyre të ndara në dhoma, sikur të një shtëpie.
Jetimorja numëron aktualisht 374 fëmijë, 208 djem dhe 166 vajza, të moshës prej zero deri në 18 vjeç. Në hyrje të jetimores janë zyrat e administratës, me mure të vjetruara dhe jokomode. Aty mbahen dosjet dhe historia e secilit fëmijë, që nga koha e ardhjes e deri në daljen përfundimtare.
Edhe
Shitja e fëmijëve për të mbijetuar: Afganët detyrohen të marrin vendime të vështira
Janë dosje dhe histori trishtimi të fëmijëve që i kanë shpëtuar vdekjes nga duart e njërit prej prindërve, të abuzuarve edhe seksualisht dhe të lindur me virusin HIV, foshnja që janë gjetur buzë lumit, në mbeturina, apo diku midis shkurresh a malesh. Dhe që të gjithë konsiderohen me fat që janë gjetur, janë ende gjallë dhe po rriten, ndonëse jo nga prindërit e tyre. Sepse shumë nga moshatarët e tyre foshnja vdesin diku larg syve të botës, madje pa e ditur askush se kanë lindur, thonë punonjësit e kësaj jetimoreje.
Sian Boyd, një shtetase angleze, e cila së bashku me familjen e saj ka investuar në sektorë të ndryshëm të kësaj jetimoreje, ka thënë se këtu çdo fëmijë e ka dosjen e vet, me të dhënat se prej nga vjen, dhe si është gjetur. Sipas saj, shumicës së fëmijëve në jetimore u vihen emrat....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)