Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi të enjten se Ukraina dhe mbështetësit e saj do të përballen me një dimër të ashpër sivjet.
Stoltenbergu u kërkoi njerëzve në vendet perëndimore që të kenë durim, duke thënë se lufta është në një pikë kritike pasi Rusia po humbet një pjesë të territorit, raportoi Associated Press të enjten.
“Ne duhet të paktën të përgatitemi për këtë dimër, sepse nuk ka asnjë shenjë që Rusia të heqë dorë nga qëllimi i saj për të marrë kontrollin e Ukrainës”, tha Stoltenberg për AP në margjinat e një takimi të mbështetësve të Ukrainës të udhëhequr nga SHBA-ja, në Ramstein, që ndodhet në jugperëndim të Gjermanisë.
“Lufta në Ukrainë po i afrohet një momenti kyç ku ne shohim se ofensiva ruse në Donbas ka ngecur. Ne shohim se ukrainasit kanë qenë në gjendje të luftojnë kundër, të godasin kundër dhe të rifitojnë disa territore”, shtoi Stoltenbergu.
Ndërsa Ukraina ka kërkuar armë dhe municion, ajo tani ka nevojë për pajisje dimërore. Gjatë takimit të së enjtes, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, tha se vendi i saj do të dorëzojë pajisje gjeneruese të energjisë elektrike, tenda dhe materiale të tjera.
Stoltenbergu tha gjithashtu se NATO-ja po punon me industrinë e mbrojtjes për të eksploruar mënyra për të rritur prodhimin e armëve për të përmbushur më mirë nevojat e Ukrainës dhe për të rimbushur arsenalet e aleatëve që kanë ofruar të gjitha llojet e armëve dhe sistemeve të mbrojtjes.
-
Stoltenbergu thotë se Ukraina do të bëhet pjesë e NATO-s
-
Përdorimi i armëve të NATO-s nga Ukraina për ta sulmuar Rusinë s’është përshkallëzim, thotë Stoltenbergu
-
NATO-ja mbron të drejtën e saj për t’i ndihmuar Ukrainës pas kërcënimeve të Putinit
-
Perëndimi po përballet me një aleancë autoritare, thotë Stoltenberg
-
Stoltenbergu bën thirrje për mbështetje afatgjate për Ukrainën