Lidhja mes anëtarëve të NATO-s është e fortë dhe do të vijojë të ruhet pavarësisht dallimeve mes SHBA-së dhe aleatëve të tjerë, deklaroi sot në Londër Sekretari i saj i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
“Lidhja jonë është e fortë”, u shpreh Stoltenberg, por sot disa ngrenë dyshime për forcën e kësaj lidhjeje, transmeton Ata.
“Ne shohim dallime mes SHBA-së dhe aleatëve të tjerë, për çështje si tregtia, mjedisi dhe marrëveshja bërthamore iraniane. Megjithëse këto mosmarrëveshje janë të vërteta, edhe pse nuk është e gdhendur në mermer që lidhja transatlantike të mbijetojë përgjithmonë, besoj se ajo do të ruhet”, pohoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, që ka më pak se tri javë nga samiti i ardhshëm i Aleancës.
“Ne kemi tejkaluar më parë mosmarrëveshjet dhe ruajtja e partneritetit transatlantik është në interesin tonë strategjik, argumentoi ai. Përveç kësaj, nëse disa lidhje të caktuara midis SHBA-së dhe Evropës janë dobësuar, lidhjet tona në fushën e mbrojtjes janë forcuar”, tha ai.
-
Bideni mirëpret vazhdimin e mandatit të Stoltenbergut në krye të NATO-s
-
Stoltenbergut i vazhdohet mandati në krye të NATO-s
-
Stoltenberg: S’ka gjasa për luftë në shkallë të plotë midis NATO-s dhe Rusisë
-
Stoltenberg bën thirrje për unitet mes anëtarëve të NATO-s
-
Stoltenberg thotë se Rusia është bërë më agresive, “por ne s’duam ta izolojmë atë”