Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar të enjten, se nuk ka gjasa që të ketë një luftë në shkallë të plotë midis Aleancës dhe Rusisë.
Stoltenberg ka thënë për CNN-in se uniteti i vendeve anëtare të NATO-s është bërë për të ulur gjasat për një luftë në shkallë të plotë.
Megjithatë, shefi i Aleancës Veri-Atlantike ka thënë se terreni në Ukrainë është i paparashikueshëm dhe se NATO-ja është duke u përballur me një realitet të ri, për të cilin duhet të përgatitet, pasi që mund të zgjasë për një kohë të gjatë.
Stoltenberg ka fituar edhe një mandat njëvjeçar si shef i NATO-s, për çka ka thënë se ndihet i privilegjuar që për të tretën herë është duke iu zgjatur mandati.
Ai ka deklaruar se e sheh si më të rëndësishme pozitën në këtë organizatë paqeruajtëse sesa puna në Bankën Qendrore të Norvegjisë, e cila po e priste nga shtatori i këtij viti.
"Unë e ndjej se është më e rëndësishme. Nëse mund të bëjë diçka për të ndaluar këtë konflikt nga përshkallëzimi në një luftë të plotë mes Rusisë dhe NATO-s, atëherë mendoj se është një detyrë jashtëzakonisht domethënëse për t'u bërë", ka përfunduar ai.
-
NATO: Shpenzimi i 2% të GDP-së në mbrojtje më nuk mjafton
-
NATO-ja mund të kishte bërë më shumë për ta parandaluar luftën në Ukrainë, thotë Stoltenberg
-
Stoltenbergu thotë se Ukraina do të bëhet pjesë e NATO-s
-
Stoltenberg e quan luftën në Ukrainë si krizën më të madhe në gjenerata
-
Përdorimi i armëve të NATO-s nga Ukraina për ta sulmuar Rusinë s’është përshkallëzim, thotë Stoltenbergu