Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni mirëpret vazhdimin e mandatit të Stoltenbergut në krye të NATO-s

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka mirëpritur njoftimin e NATO-s se do t’ia zgjasë mandatin sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg edhe për një vit.

Biden ka vlerësuar lartë Stoltenbergun.

“Me udhëheqjen, përvojën dhe gjykimin e tij, sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg e ka kaluar Aleancën tonë përmes sfidave më të mëdha të sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Sot, Aleanca jon është më e fortë, më e bashkuar dhe më me qëllim sesa që ka qenë ndonjëherë. Mezi pres të vazhdojë punën me sekretarin e përgjithshëm Stoltenberg, për ta forcuar më tej Aleancën”, ka thënë Biden.

NATO ka njoftuar sot për vazhdimin e mandatit të Stoltenbergut.