SHBA-ja dhe Britania e Madhe e kanë mbështetur kandidaturën e kryeministrit holandez Mark Ruttes për të qenë sekretari i ardhshëm i NATO-s.
“Presidenti Biden fuqishëm mbështet kandidaturën e Ruttes që të jetë sekretari i përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s”, ka thënë një zyrtar amerikan për Reuters.
Një zyrtar britanik ka thënë se Britania po ashtu “fuqishëm e mbështet” Rutten që ta pasojë Jens Stoltenbergun.
“Rutte respektohet në aleancë, ka kualifikime në mbrojtje dhe siguri dhe do të sigurojë që aleanca të mbetet e fortë dhe e gatshme për t’u mbrojtur”, ka thënë zyrtari.
Shumë anëtare të tjera të NATO-s kanë dhënë sinjale se do ta mbështesin liderin holandez në këtë pozitë, që kërkon mbështetje unanime nga të gjithë anëtarët.
Rutte është një nga krerët qeveritarë të Evropës që ka shërbyer më së gjati, duke qenë kryeministër që nga viti 2010.
-
Stoltenbergu e konsideron Rutten person të duhur për ta zëvendësuar
-
Rutte: NATO do të udhëhiqet gjithnjë e më shumë nga Evropa
-
Rutte thotë se duhet të vazhdojë investimi i vendeve anëtare të NATO-s
-
Rutte merr përsipër rolin e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s
-
Mark Rutte merr në dorë kryesimin e NATO-s